Rahoj: Spanja solidarizohet me Barcelonën

Barcelonë, 18 gusht 2017 (MIA) - Kryeministri spanjoll Mariano Rahoj deklaroi se vendi i tij solidarizohet me vuajtjen në Barcelonë dhe në qytetet e tjera të Evropës, të cilët ishin cak i sulmeve terroriste.
Pas sulmit të djeshëm, Rahoj e vizitoi Barcelonën. AI deklaroi se për momentin viktimat dhe të afërmit dhe miqtë e tyre janë prioriteti kryesor i autoriteteve.
Ai deklaroi se Katalonia ishte caku i sulmit të terrorizmit xhihadist, si dhe qytete të tjera në botë.
Sipas tij, banorët e Parisit, Nicës, Brukselit, Berlinit dhe Londrës e kanë ndjerë dhimbjen dhe pasigurinë e njëjtë si banorët e Barcelonës gjatë ditës së djeshme.
Për Spanjën ky sulm është më i përgjakshmi nga viti 2004, kur sulmues të inspiruar nga Al Kaeda kryen sulme të koordinuara ndaj trenave të udhëtarëve në Madrid, në të cilat e humbën jetën 192 persona.
Rahoj shpalli tre ditë zie në Spanjë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail