Ekipi i çmontuesve i ka çaktivizuar brezat me mjete shpërthyese të sulmuesve në Kambrils

Barcelonë, 18 gusht 2017 (MIA) - Policia spanjolle kumtoi se ekipi i çmontuesve të eksplozivëve i ka çaktivizuar brezat me eksploziv, që i mbanin pesë sulmuesit e dyshuar në Kambrils, transmetuan mediat amerikane.
Paraprakisht policia kumtoi se i ka vrarë pesë sulmuesit e dyshuar gjatë kryerjes së sulmit të tyre terrorist në qytetin Kambrils, që gjendet në 120 kilometra në jug të Barcelonës dhe në të cilin u plagosën pesë qytetarë dhe një polic.
Dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia sqaron se tani për tani nuk mund të thotë si si janë plagosur qytetarët dhe polici në Kambrils.
Mediat lokale, megjithatë, lajmërojnë se automobili me sulmuesit është përplasur në automjetin e policisë, ndërsa policia me këtë rast i ka sulmuar sulmuesit, nga të cilët njëri madje edhe i ka sulmuar me thikë, Gjithashtu, shtohet se të dyshuarit me automjet i kanë shtypur qytetarët e lënduar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail