Merkel: Autoritetet gjermane nuk do të tolerojnë involvim nga jashtë në procesin parazgjedhor

Berlin, 19 gusht 2017 (MIA) - Qeveria gjermane nuk do t'i tolerojë tentimet për ndërhyrje në betejën parazgjedhore, deklaroi mbrëmë kancelarja Angela Merkel në një tubim të Unionit Demokristian në qytetin Herford, transmeton TASS.
"Nuk do të tolerojmë çfarëdo ndërhyrje", deklaroi Merkel, duke nënvizuar se të gjithë qytetarët gjermanë, përfshirë dhe ata me prejardhje turke, kanë të drejtë që lirisht të zgjedhin njërën ose tjetrën parti.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i akuzoi partitë politike gjermane për raport armiqësor ndaj Ankarasë dhe u bëri thirrje turqve në Gjermani që mos të votojnë "armiqtë e Turqisë".
Shefi i diplomacisë gjermane, Zigmar Gabriel, komentin e Erdoganit e cilësoi si "ndërhyrje të ashpër" në punët e brendshme të Gjermanisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail