Kulla Eifel do të rrethohet me mur mbrojtës prej xhami

Paris, 18 shtator 2017 (MIA) - Kulla Eifel në Paris do të sigurohet me një mur mbrojtës prej xhami, që do të ndërtohet sipas planeve të arkitektit austriak Ditmar Fajhtinger.
Ndërtimi duhet të fillojë sot, ndërsa do të zgjatë gjysmë viti. Muri do të jetë i lartë 2,5 metra, ndërsa afër tij planifikohet të vendosen shtylla betoni të cilat duhet që të pengojnë sulmet terroriste me kamionë.
Fajhtinger theksoi se do të përpiqet që rrethimi i Kullës Eifel të jetë sa më diskret.
"Përzgjodhëm një xham me cilësi të lartë, i cili nuk përshkohet nga plumbat, me trashësi prej 70 milimetrash, me qëllim që pamja e saj të lihet e hapur", sqaroi arkitekti austriak.
Shpenzimet për ndërtimin e murit do të arrijnë 20 milionë euro dhe ato duhet që të financohen me rritjen e çmimit të biletës për hyrje në Kullën Eifel, e cila në vit vizitohet nga rreth gjashtë milionë njerëz.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail