KE e pret vendimin e Puxhdemonit që të prononcohet për Katalonjën

Bruksel, 10 tetor 2017 (MIA) - Komisioni Evropian në mënyrë plotësuese do të prononcohet rreth çështjes për Katalonjën, pasi lideri i Qeverisë rajonale katalanase, Karles Puxhdemon sot do të kumtojë se nëse do të shpallë pavarësi të rajonit ose do të heqë dorë nga kjo ide.
"Fillimisht të shohim se çka do të ndodhë, pastaj do të prononcohemi", deklaroi njëri nga zëdhënësit e Komisionit.
Ai e përsëriti qëndrimin e KE-së se ndodhitë rreth Katalonjës janë çështje e brendshme e Spanjës, e cila duhet të zgjidhet sipas kushtetutës spanjolle. Komisioni e konsideron referendumin për të pasuksesshëm dhe kundër-kushtetues.
Eurokomisioni sot sërish i përsëriti autoritetet në Barcelonë dhe Madrid të fillojnë dialog. "Për dhunën nuk ka vend në politikë", deklaroi zëdhënësi.
Ndërkohë, ministri katalanas i Punëve të Jashtme Raul Romeva deklaroi se Barcelona është e gatshme t'i dëgjojë zgjidhjet alternative të Madridit lidhur me referendumin për pavarësi dhe është e gatshme për negociata.
"Jemi të gatshëm të ulemi në tryezë negociuese. Nëse autoritetet spanjolle japin propozime, ne jemi të përgatitur t'i dëgjojmë. Nëse kanë diçka të propozojnë që të zgjidhet problemin me metoda të tjera, jemi të gatshëm ta dëgjojmë propozimin e këtillë", deklaroi Romeva për Si-En-En-in.
Romeva theksoi se të gjithë propozimet e autoriteteve katalanase janë refuzuar nga Qeveria spanjolle.
Sipas tij, për Katalonjën, Spanja dhe Bashkimi Evropian nuk ka zgjidhje tjetër përveç negociata.
Udhëheqësia e Parlamentit katalanas nga ana e vet njoftoi se i ka refuzuar rezultatet nga referendumi për pavarësi, i mbajtur më 1 tetor, por që tani për tani nuk do t'i lëshojë në procedurë të rregullt kuvendore.
Një përfaqësues i Parlamentit njoftoi se tani për tani nuk do të merren kurrfarë vendimesh, përveç vetëm se do të konfirmohen rezultatet nga referendumi që të premten i kumtoi Qeveria rajonale.
Ministri spanjoll i Ekonomisë Luis de Ginos sot deklaroi se Madridi ka mbështetje të plotë nga Bashkimi Evropian lidhur me masat që do t'i ndërmarrë si përgjigje ndaj krizës të shkaktuar nga referendumi për pavarësi në Katalonjë.
De Ginos i dënoi thirrjet për pavarësi të Katalonjës si "kryengritje kundër ligjeve qeveritare".
Sipas tij, kjo nuk është zgjidhje për pavarësi. "Kjo është kryengritje kundër qeverisjes së të drejtës, e cila është bazë jo vetëm për koekzistimin në Spanjë, por edhe për koekzistimin në Evropë", deklaroi De Ginos.
"Gjithçka varet nga zotëri Puxhdemoni", tha De Ginos, madje duke shfaqur shpresë për kthim të "mendjes së shëndoshë, jo vetëm për të gjithë Katalonjën, por edhe për të gjithë Spanjën dhe Evropën".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail