Donald Tusk i bëri thirrje Puçdemon të mos shpallë pavarësi të Katalonjës

Bruksel, 10 tetor 2017 (MIA) - Kryetari i Këshillit evropian, Donald Tusk sot u bëri thirrje autoriteteve katalanase të mos shpallin pavarësi, sepse kjo do të mund ta ndalojë dialogun.
"Ju bëj thirrje, në qëllimet e juaja ta respektoni rendin kushtetues dhe të mos shpallni vendim pas të cilit dialogu do të ishte i pamundur. Dallueshmëria nuk guxon të çojë drejt trazirave, pasojat e të cilave sigurisht do të ishin të këqija për Katalonjën, Spanjën dhe për tërë Evropën", theksoi sot Tusk, gjatë fjalimit në forumin rjaonal në Bruksel.
Ish-kryeminsitri polak e theksoi përkatësinë e tij ndaj pakicës etnike dhe përvojën personale për dhunën policore në kohën derisa ka qenë aktivist antikomunist në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar.
Ai është pjesëtar i Kashubas, popull perëndimor-slloven, i cili kryesisht jeton në krahinën polake Pomerania.
Tusk, gjithashtu, i bëri thirrje kryeminsitrit spanjoll Mariano Rahoj të "kërkojë zgjidhje të problemit pa përdorim të forcës".
Fjalimi i Tuskit është mbajtur vetëm disa orë para se lideri i Qeverisë rajonale katalanase, Karles Puçdemon të kumtojë nëse do të shpallë pavarësi të rajonit apo do të heqë dorë nga ajo ide.
Sipas informatave të fundit, ai tashmë ndodhet në Parlamentin katalanas, prej ku do të kumtojë për hapat e ardhshëm kur është në pyetje pavarësia e Katalonjës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail