Soraja Saenz de Santamarija: Spanja po përjeton një prej momenteve më të vështira

Madrid, 10 tetor 2017 (MIA) - Spanja po përjeton një prej momenteve më të vështira dhe më të rëndësishme, deklaroi zëvendëskryeministrja spanjolle Soraja Saenz de Santamarija në Senat, ku një deputet ka brohoritur "Të jetojë Katalonja e lirë!".
Duke folur para fjalimit të pritur të presidentit katalanas Karles Puçdemon në parlamentin rajonal, në të cilin është e mundur që ai të shpallë pavarësi të njëanshme të Katalonjës, zëvendëskryeministrja e përjashtoi mundësinë për çfarëdo lloj ndërmjetësimi ndërkombëtar, siç kërkon Puçdemon, për dalje nga kriza në të cilën ndodhen Madridi dhe qeveria katalanase.
"Nuk ka vend për ndërmjetësim midis ligjit dhe joligjshmërisë, midis demokracisë dhe tiranisë", theksoi Saens de Santamarija.
Zëvendëskryeministrja spanjolle e dha deklaratën e saj si përgjigje ndaj senatorit katalanas nacionalist Zhozep Luis Kleries, i cili e mbështet pavarësinë dhe brohoriti në Parlament "Të jetojë Katalonja e lirë" në gjuhën katalanase.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail