Si u zhvilluan ditët e pavarësisë në Katalonjë

Madrid, 10 tetor 2017 (MIA) - Spanja gjendet në prag të krizës pa precedent, për shkak të mundësisë që qeveria katalanase të shpall pavarësi.
Këto janë datat kryesore pas votimit në referendum:
1 tetor - U mbajt referendumi për pavarësi të Katalonjës. Ditën e shënuan konfrontime të dhunshme mes votuesve dhe policisë, të cilët morën urdhër ta ndalojnë votimin dhe t'i mbyllin shkollat që përdoren si vendvotime. Në përleshjet u lënduan qindra njerëz.
Sipas qeverisë rajonale, votimi në favor të ndarjes nga Spanja fitoi 90 për qind të votave.
3 tetor - Në Katalonjë u mbajt grevë e përgjithshme, së bashku me protesta masive kundër aksioneve të policisë në ditën e referendumit. Mbreti spanjoll Felipe i VI-të dërgoi mesazh televiziv deri te kombi në të cilën thekson "seriozitetin ekstrem" për presionin për pavarësi dhe u bëri thirrje autoriteteve spanjolle ta rivendosnin "rendin kushtetues dhe funksionimin e drejtë të institucioneve".
4 tetor - Parlamenti katalanas konvokoi seancë plenare, e cila do të mbahet më 9 tetor që t'i shqyrtojë hapat e ardhshëm në procesin e sovranitetit, përfshirë edhe shpalljen e mundshme të pavarësisë.
5 tetor - Gjykata Kushtetuese në mënyrë parandaluese e ka pezulluar seancën plenare të Parlamentit katalanas të planifikuar për në 9 tetor dhe e vë në pikëpyetje mundësinë e shpalljes së pavarësisë.
6 tetor - Puçdemon kërkoi të mbajë fjalim në Parlamentin katalanas të martën më 10 tetor dhe mundësinë për shpallje të njëanshme të pavarësisë.
8 tetor - Qindra mijëra njerëz protestojnë në Barcelonë kundër pavarësisë së Katalonjës.
10 tetor - Puçdemon do të mbajë fjalim në Parlamentin e Katalonjës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail