Puxhdemon: E shtyjmë pavarësinë, tani është koha për dialog

Barcelonë, 10 tetor 2017 (MIA) - Lideri katalanas Karles Puxhdemon sonte para Parlamentit rajonal në Barcelonë deklaroi se Katalonja i respekton rezultatet nga referendumi i mbajtur më 1 tetor.
Ai i përshëndeti thirrjet për dialog dhe propozoi "pezullim të shpalljes së pavarësisë, që në praktikë të punohet në zbatimin e rezultateve nga referendumi".
"Sot bëjmë gjest të përgjegjësisë, për shkak të vazhdimit të dialogut", theksoi Puxhdemon nga foltorja e Parlamentit katalanas.
Në fillimin e fjalimit të tij, ai theksoi se dëshiron ta analizojë situatën pas rezultateve nga referendumi i 1 tetorit dhe t'i sqarojë pasojat nga votimi.
"Sot, qëndroj para Katalonjës dhe botës. Jetojmë në moment historik. Spanja dëshiroi të na bëjë të vogël, por Katalonja është evropiane. Nuk do të kërcënoj, momenti është serioz. Duhet të marrim përgjegjësinë. Të gjithë ne jemi një popull, por ka punë rreth të cilave nuk pajtohemi. Nuk pajtohemi rreth gjithçkaje, por e kuptojmë se duhet ta respektojmë paqen dhe demokracinë, njerëzit të cilët mendojnë ndryshe prej nesh. Duhet të kemi dialog", theksoi Puxhdmeon.
Ai iu falënderua të gjithëve, duke shtuar se "ky nuk është vendim personal, por rezultat i referendumit dhe vullnetit të Qeverisë tonë".
"Katalonasit votuan, nuk u frikësuan. Policët të cilët dëshironin t'i konfiskojnë kutitë votuese, nuk patën sukses. Presioni ndaj politikanëve tonë nuk pati sukses. Votimi në ueb faqen tonë pati sukses. Edhe krahas asaj që tentuan të pamundësojnë referendumin, katalonasit fituan mundësinë të votojnë. Do të doja t'i shpaguaj, t'i falënderojë të gjithë të cilët mundësuan të vijë deri në votim", shtoi lideri katalanas në fjalimin e tij.
Ai u përqendrua në dhunën gjatë mbajtjes së votimit, duke theksuar se "asnjëherë nuk do t'i harrojmë fotografitë nga dhuna policore, asnjëherë".
"Atë që e bëri shteti ynë, i shqetëson katalanasit. Ka të atillë të cilët edhe sot janë të frikësuar nga aji që ndodhi dhe nga ajo që do të ndodhë. Që tani disa korporata flasin për shpërngulje nga Katalonja. Kjo nuk do të kishte efekt të madh ndaj ekonomisë tonë, por të hollat të cilat i dërgojmë në Madrid. Do të doja t'i qetësojë të gjithë të shqetësuarit. Qeveria katalanase edhe më tej do të angazhohet për tolerancë dhe respektim të të tjerëve. Kjo është përgjegjësia ime si president", theksoi Puxhdemon.
Sipas tij, Katalonja është motor ekonomik i Spanjës.
"Besojmë se kjo mund të jetë bazë e mirë për autonomi dhe zhvillim të Katalonjës, por u tregua se kjo makinë ka qenë cak i Madridit, e jo pikë nisëse. Nga ky moment, e gjithë situata ngecte", shpjegoi lideri katalanas.
Puxhdemon deklaroi se "në vitin 2010 Gjykata Kushtetuese i cili u zgjodh nga partitë më të mëdha politike vendosi që në mënyrë plotësuese ta kufizojë autonominë tonë rajonale, edhe atë krahas Kushtetutës, të cilën ne e respektonim dhe drejt të cilës lëviznim. Na poshtëruan. E hodhën poshtë zërin e popullit".
"Qeveria spanjolle sërish e ngriti procesin e centralizimit, gradualisht duke na marrë autonominë, ligj pas ligji. Këtu kishte edhe shumë antipati për gjuhën dhe kulturën tonë. Shumica erdhën deri në konkluzion se mënyrë e vetme që t'i ruajmë vlerat tona është ai që të bëhemi shtet. Rezultatet nga ky referendum i paradokohshëm këtë edhe konfirmojnë", theksoi presidenti katalanas.
Puxhdemon potencoi se "katalanasi janë ata të cilët duhet ta caktojnë ardhmërinë e tyre, e jo Madridi. Tetëmbëdhjetë herë u përpoqëm që të organizojmë referendum, si ai në Skoci. Nëse kjo ishte e mundur në Mbretërinë e Bashkuar, pse nuk është e mundur në Spanjë?".
Ai konsideron se "përgjigja e Spanjës ishte represioni policor dhe politik".
"Gjashtëmbëdhjetë nëpunës nga Qeveria katalanase janë arrestuar. paralajmërohen dënime të mëdha, financiare dhe me burg", theksoi Puxhdemon.
"Vite të gjata kërkojmë liri për të vendosur, por nuk arritëm të gjejmë bashkëbisedues në autoritetet - madje as tani. Shpresa jonë e fundit ishte monarkia të jetë ndërmjetësues në negociata, por javën e kaluar edhe ajo shpresë u fundos", theksoi ai.
Puxhdemon shtoi se është vënë theksi në negociatat.
"Ne nuk jemi vjedhës, nuk jemi të marrë, nuk organizojmë grusht shtet - ne jemi njerëz të zkaonshëm të cilët kërkojnë të drejtë vote. Nuk kemi asgjë kundër Spanjës, përkundrazi, dëshirojmë avancim të marrëdhënieve. tani janë në krizë. Në referendum e fituam të drejtën të jemi shtet i pavarur dhe të dëgjohet zëri ynë. Këtë e dëshirojmë! Të na respektojnë dhe të na dëgjojnë", teksoi lideri katalanas.
Ai theksoi se është i gatshëm të hapërojë në rrugën e pavarësisë.
"Një Tetori e ndrshoi situatën. Tani jemi në udhëkryq historik. Si kryetar, i vë para jush rezultatet nga referendumi dhe e pranoj mandatin Katalonja të jetë shtet i pavarur", deklaroi Puxhdemon në fund të fjalimit të tij.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail