Qeveria spanjolle sot me përgjigje deri te Puxhdemoni

Madrid, 11 tetor 2017 (MIA) - Qeveria spanjolle paradite do të ketë takim në të cilin do të vendosë për përgjigjen ndaj fjalimit të Puxhdemonit në parlamentin katalanas.
"Lideri katalanas Karles Puxhdemon do të duhet të kthehet në rrugën e ligjit nëse dëshiron të ketë bisedime dhe ai nuk ka të drejtë të imponojë ndërmjetësim me qeverinë", deklaroi mbrëmë Soraja Saenz de Santamarija, zëvendës-kryeministre spanjolle.
Ajo shtoi se Puxhdemon "nuk se ku ndodhet, as se ku shkon, e as se me kë dëshiron të shkoj".
Paraprakisht, Puxhdemon në fjalimin në parlamentin rajonal tha se pranon "mandat të popullit" për ndarje të Spanjës, por nga parlamenti i Katalonjës ka kërkuar që këtë vendim ta shfuqizojë që të jepet më shumë kohë për negociata me Madridin. Në fjalim ai u përmbajt nga kërkesë të qartë për shpallje të pavarësisë, por hapësirën për ndarje të Katalonjës e lë të hapur.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail