Junker nuk dëshiron pavarësi të Katalonjës

Luksemburg, 12 tetor 2017 (MIA) - Kryetari i Komisionit Evropian Zhan-Klod Junker deklaroi se nuk dëshiron që Katalonja të jetë e pavarur, për shkak se kjo do të nxiste edhe rajone të tjera që ta bënin të njëjtën, ndërsa menaxhimi me BE-në do të bëhet tejet i komplikuar.
"Nëse i lejojmë Katalonjës - ndërsa ajo nuk është puna jonë - të ndahet, edhe të tjerët do ta bëjnë të njëjtën. Nuk e dëshiroj këtë", tha Junker në fjalimin në universitetin në Luksemburg.
Sipas tij, ai është "fuqimisht i shqetësuar" nga tendencat separatiste në Evropë dhe i bëri thirrje kryeministrit spanjoll, Marijano Rahoj që të bëjë gjithçka me qëllim që situata të kthehet nën kontroll.
Lidhur me apelet katalanase për rolin ndërmjetësues të BE-së, ai theksoi se Komisioni nuk do të mund të ndërmjetësojë, nëse vetëm një nga palët nuk e bën këtë.
BE tanimë shfaqi shpresë tek Rahoj se do ta zgjidhë çështjen, dhe e përshkruan situatën rreth Katalonjës si punë e brendshme e Spanjës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail