Britania e Madhe vendos burg të përjetshëm për "vrasësit e rrugëve"

Londër, 15 tetor 2017 (MIA) - Personat në Britani të Madhe, të cilët për shkak të ngasjes dhe drejtimit të rrezikshëm të automjetit nën ndikim të alkoolit që do të shkaktojnë aksident rrugor me pasojë të vdekjes, do të munden tërë jetën ta kalojnë prapa grilave, këto ndryshime në ligj i bëri të ditur Qeveria britanike.
Gazeta "Independent" shkruan se dënimi maksimal për aksident me pasoj vdekje, të cilin e ka shkaktuar shoferi për shkak të shpejtësisë së papërshtatur, shoferi i cili ka tejkaluar apo ka biseduar në celular, do të rritet prej 14 vjet, sa është tani, në burg të përjetshëm. Në atë mënyrë këto vepra do të jenë të barabartë me dënimin për vrasje nga pakujdesia. Gjithashtu, shoferi i cili është nën ndikim të alkoolit apo mjeteve narkotike mund të dënohet me dënim maksimal burg të përjetshëm, për dallim nga dënimi i deritanishëm maksimal i cili është 14 vjet burg.
"Një kohë të gjatë punuam në këtë ndryshim të ligjit. I analizuam të gjitha rastet më të këqija dhe shkelje jo serioze dhe mendojmë se tani është koha e vërtetë për vendosjen e dënimit me burg të përjetshëm për ata të cilët vrasin njerëz në rrugë duke drejtuar rrezikshëm automjetin, derisa janë të dehur dhe nën ndikim të mjeteve narkotike" deklaroi ministri britanik i Drejtësisë, Dominik Rab.
Në ligjin do të vendoset edhe kualifikimi i ri, por ende nuk është vendosur çfarë dënimi maksimal me burg do të caktohet për atë, ndërsa bëhet fjalë për shkaktim të aksidentit rrugor për shkak të drejtimit të pakujdesshëm në të cilin ka persona të lënduar rëndë.
"Independent" thekson se vitin e kaluar 157 persona janë dënuar për shkak të shkaktimit të aksidenteve rrugore me pasoje vdekjeje.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail