Pesë të vdekur në zjarret pyjore në Spanjë dhe Portugali

Lisbonë, 16 tetor 2017 (MIA) - Zjarret pyjore morën tre jetë në Portugali dhe dy në Spanjë.
Në Spanjë, zjarri e kaploi rajonin veriperëndimor Galicia, me ç'rast dy udhëtarë e humbën jetën kur automjetin e tyre e kaploi zjarri derisa udhëtonin në afërsi të qytetit Nigran.
Zjarret i kanosen edhe qytetit Vigo, ku lagjja studentore periferike është dashur të evakuohej.
Gjithsejt 150 zjarre po tërbojnë nëpër Spanjë këto ditë.
Në Portugali, ndërkaq, janë regjistruar 440 zjarre pyjore, në pjesët e mesme dhe veriore të vendit.
Tre raste të vdekjes janë paraqitur në rajonet Penakova dhe Serta, me ç'rast ka pasur edhe 25 persona të lënduar.
Rreth njëzet fshatra është dashur të evakuohen. Për shkak të zjarreve është ndërprerë edhe komunikacioni mes qyteteve më të mëdha portugeze Lisbonë dhe Porto.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail