Puxhdemon kërkon dy muaj për biseda me Madridin

Barcelonë, 16 tetor 2017 (MIA) - Lideri katalanas, Karles Puxhdemon, në letrën dërguar kryeministrit spanjoll, Mariano Rahoj, nuk jep përgjigje të qartë nëse ka shpallur pavarësi të Katalonjës.
Në të, ai vetëm kërkon dy muaj shtyerje të shpalljes së pavarësisë, për shkak të bisedimeve me Qeverinë qendrore të Spanjës.
Puxhdemonit sot i skadon afati që ia dha Madridi zyrtar për të sqaruar nëse ka shpallur pavarësi gjatë fjalimit të mbajtur në Parlament javën e kaluar.
Pushteti qendror spanjoll i dha afat saktësisht të cekë nëse ka shpallur pavarësi apo jo.
Puxhdemon tha se Katalonja i qaset shpalljes së pavarësisë, por propozoi ngrirje të atij vendimi për disa javë në mënyrë që të mundësohet dialog për ndërmjetësim me Qeverinë spanjolle.
Grupi separatist katalanas Asamblea Nasional Katalana i bëri thirri Puxhdemonit t'i injorojë paralajmërimet nga qeveria qendrore dhe definitivisht të shpallë pavarësi duke cekur se suspendimi i mëtutjeshëm i shpalljes "nuk ka kuptim".
Thirrje të njëjtë drejt tij bëri edhe aleati kyç politik në koalicionin separatist në pushtet në Katalonjë - Kandiatura për unitet popullor, të cilët në letër i bënë thirrje Puxhdemonit definitivisht të shpallë pavarësi nga Madridi.
Zëvendësja e kryeministrit spanjoll, Soraja Saens de Santemaria deklaroi se lideri katalanas Karles Puxhdemon duhet të përgjigjet me "po" ose "jo" ndaj kërkesave të Madridit - të sqarojë nëse ka shpallur pavarësi të Katalonjës.
"Kjo është e thjeshtë - po ose jo. Në duart e Puxhdemonit është të evitojë masa të jashtëzakonshme nga qeveria qendrore dhe ta tejkalojë ndarjen shoqërore", theksoi ajo.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail