Qeveria britanike do të investojë 2,5 miliardë funta për shkak të uljes së gazrave të dëmshme

Londër, 17 tetor 2017 (MIA) - Qeveria britanike mbrëmë prezantoi plan për investim të mbi 2,5 miliardë funtave (3,31 miliardë dollarë), me qëllim të uljes së gazrave të dëmshme.
Ata planifikojnë paratë t'i investojnë në shkencë, hulumtim dhe inovacione në periudhën deri në vitin 2021. Me strategjinë më të re janë paraparë programe në energjetikë, transport, bujqësi dhe në sektorin e mbeturinave, me ç'rast 900 milionë funta do të shpenzohen në inovacione.
Në korrik Qeveria britanike paralajmëroi se prej vitit 2040 do të ndalojë shitjen e automobilave të rinj në disel dhe benzinë. Ajo ligjërisht u obligua edhe se deri në vitin 2050 për 80 për qind do ta ulë nivelin e gazrave të dëmshme në raport me nivelin e vitit 1990. Me planin e ri, Qeveria britanike do të shpenzojë një miliardë funta në promovimin e automjeteve me emetim të ulët të gazrave dhe se do t'u ndihmojë konsumatorëve gjatë blerjes së automobilave të rinj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail