Putin e miratoi rublën digjitale

Moskë, 18 tetor 2017 (MIA) - Presidenti rus, Vlladimir Putin dha pëlqimin për editimin e kripto-valutës që do të quhet KriptoRubla. Kjo është arritur në takimin me ministrin e Komunikimeve, Nikollaj Nikiforov.
Valuta digjitale do të jetë nën kontroll të Qeverisë.
"Fillojmë me kriptovalutë për arsye të thejshtë - nëse ne nuk e bëjmë atë, do ta bëjnë fqinjët tanë nga Komuniteti euroaziatik ekonomik për dy muaj", deklaroi minsitri i Komunikimeve, Nikollaj Nikiforov.
Të gjitha operacionet financiare me atë valutë do të tatimohen. Tatimi do të zbatohet në cilin do fitim që do ta realizojë pronari i kriptovalutës përmes dallimit mes çmimit blerës dhe shitës.
"Kur bleni apo shitni, KriptoRubla do t'ju tatimohet prej 13 për qind. Nëse pronari, për ndonjë arsye nuk mund ta sqarojë prejardhjen e kriptovalutës, ndërkaq dëshiron ta shndërrojë në rublë, do t'i merren 13 për qind nga shuma e përgjithshme", deklaroi ministri.
Valuta nacionale digjitale do të transferohet në tregun ndërkombëtar, sepse, siç theksoi ministri rus, është e padobishme të qarkullojë vetëm në vend.
Pas informatës për vendosje të kriptovlautës, edhe kryeministri rus, Dmitrij Medvedev, potencoi se Rusia ka "potencial të mjaftueshëm" për të garantuar sovranitet digjital, duke shtuar se kjo nuk do të thotë se vendi planifikon të vetëizolohet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail