Merkel shprehu keqardhje për shkak të mossuksesit të negociatave për koalicionin qeveritar

Berlin, 20 nëntor 2017 (MIA) - Kancelarja Angela Merkel mbrëmë shprehu keqardhje për shkak të mossuksesit të negociatave për përbërjen e koalicionit qeveritar në Gjermani.
Ajo deklaroi se sot do të takohet me presidentin Frank Valter-Shtajnmaer, të cilin do ta informojë se nuk ka arritur të dakordohet për koalicionin qeveritar me Demokratët e lirë dhe Të Gjelbrit.
Vendimi i Merkelit që të takohet me shefin e shtetit, i cili ka kompetencë të konvokojë zgjedhje të reja, me siguri është shenjë se ajo nuk do të tentojë të kryesojë qeveri të pakicës me Të Gjelbrit.

"Kjo është ditë për të menduar thellë se çfarë duhet të bëhet për përparim në Gjermani. Si kancelare do të bëj gjithçka që është e mundur që vendi ynë të jetë mirë i menaxhuar në javët e vështira të cilat po vijnë", theksoi Merkel.
Paraprakisht lideri i Demokratëve të lirë, Kristian Lindner deklaroi se ata tërhiqen nga negociatat, duke theksuar se "më mirë është të mos qeveriset, sesa të qeveriset keq".
Ai shtoi se ishte e pamundur të gjendet bazë e përbashkët për negociata për përbërjen e të a.q. koalicioni "Jamajka".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail