Policë grekë në aeroportet gjermane do të ndihmojnë në kontrollin e udhëtarëve nga Greqia

Athinë, 23 nëntor 2017 (MIA) - Athina dërgon policë, të cilët do të sistemohen në aeroportet gjermane, pasi autoritetet në Gjermani i kanë përforcuar kontrollet e udhëtarëve të cilët mbërrijnë nga Greqia, për shkak të druajtjes se mes tyre mund të ketë kriminelë, dhe madje edhe xhihadistë.
Me kontrollet deri më tani është konfirmuar se një mijë prej 33 mijë personave të cilët kanë mbërritur nga Greqia në Gjermani kanë pasur "dokumente jo valide".
"Katimerini" shkruan se policët grekë do t'u ndihmojnë kolegëve gjermanë gjatë kontrollit të udhëtarëve të cilët mbërrijnë nga Greqia.
Praktikë të njëjtë tashmë me vite, krahas Gjermanisë, zbaton edhe Franca. Të dy vendet kanë ekipe të tilla policore edhe në Greqi, veçanërisht në aeroportin ndërkombëtar "Elefterios Veniuelos" në Athinë.
Greqia ka kërkuar të dërgojë policë edhe para 12 nëntorit, kur filluan kontrollet e hollësishme në aeroportet gjermane edhe kërkesa e saj është aprovuar nga autoritetet e Berlinit.
Siç lajmëron MIA, autoritetet gjermane më 12 nëntor në aeroportet në vend kanë filluar të kryejnë kontrolle të hollësishme ndaj udhëtarëve grekë, pasi është konfirmuar se nga Greqia mbërrijnë mijëra persona. Masat e sigurisë në aeroportet gjermane do të vlejnë gjashtë muaj, dhe siç ka thënë një burim nga Ministria gjermane e Punëve të Brendshme, masat janë vendosur për shkak të festave të ardhshme të Krishtlindjeve dhe organizimin e panaireve tradicionale në atë periudhë, të cilët do të bëhen cak i sulmeve terroriste nga xhihadistët.
Policia gjermane pardje bëri të ditur se ka arrestuar gjashtë refugjatë nga Siria me dyshim se po përgatisin të kryejnë sulme terroriste në emër të organizatës ekstremiste Shtetit Islamik (SHI).
Pasi janë vendosur masat, aeroplanët nga Greqia në aeroportet gjermane ridrejtohen në terminale të veçanta, ku zbatohet kontroll i hollësishëm i të gjithë udhëtarëve.
Gjermania i ka informuar institucionet në Bruksel se do të përdorë të drejtën e saj për udhëtarët të cilët mbërrijnë nga Greqia.
Komisioni Evropian ka iniciuar takim në nivel ekspertësh, ku do të marrin pjesë përfaqësues nga Berlini dhe Athina, me qëllim që të shqyrtohet gjendja me udhëtarët që vijnë nga Greqia në aeroportet gjermane.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail