Në Paris Samit i ri për luftë kundër ndryshimeve klimatike

Paris, 11 dhjetor 2017 (MIA) - Saktë dy vite pasi në Konferencën ndërkombëtare të KB-së për ndryshimet klimatike është miratuar Marrëveshja historike për luftën kundër ngrohjes globale, dhjetëra krerë botëror do të takohen nesër në Paris, me qëllim që t'i përshpejtojnë përpjekjet të cilët ndërmerren në këtë drejtim.
Samiti Një planet (One Planet Summit), i organizuar me propozim të Francës, në bashkëpunim me KB-në dhe Bankën Botërore, ndërsa pasi presidenti amerikan Donald Tramp vendosi që ta tërheqë SHBA-në nga kjo Marrëveshje, do t'i kushtohet çështjet kyçe për financim: si të orientohen të hollat botërore në investimet të cilat janë të mira për mjedisin jetësor dhe se si të ndihmohen shtetet jugore.
Rreth 50 shefa të shteteve ose qeverive do të udhëtojnë në ishullin Segin në Sena, në periferinë perëndimore të Parisit. Midis tyre do të jenë edhe presidenti i Meksikës, Enrike Penja Nijeto, kryeministrja britanike Tereza Mej, kryetari i Komisionit Evropian Zhan-Klod Junker, presidentë të shteteve afrikane, sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh...Ndotësit e mëdhenj do të prezantohen nga diplomatë të nivelit më të ulët, si në rastin e Kinës, Indisë ose Kanadasë.
SHBA do të përfaqësohet nga ushtruesi i detyrës, por deputetë amerikanë, sipërmarrës dhe përfaqësues të fondeve të ndryshme do të jenë të pranishëm, që të prezantojnë pikëpamje plotësuese nga SHBA-ja. Priten edhe përfaqësues të institucioneve të mëdha financiare botërore, publike dhe private, si dhe organizatave joqeveritare, ndërsa është paralajmëruar pjesëmarrja edhe e aktorit amerikan Leonardo Di Kaprio, aktivist për mbrojtjen e mjedisit jetësor.
Qeveria franceze njoftoi se Samiti nuk është përpiluar që të jetë konferencë donatore.
Papa Francisko dje shprehu dëshirë që takimi të nxisë "zgjim të qartë të vetëdijes për domosdoshmërinë e marrjes së vendimeve efikase për zgjidhje të ndryshimeve klimatike dhe njëkohësisht, luftë kundër varfërisë".
"One Planet Summit" mbahet më pak se një muaj pas konferencës vjetore të KB-së për klimën COP23.
Deri në vitin 2030 për nevojat botërore për infrastrukturë të qëndrueshme janë të nevojshme 90.000 miliardë dollarë.
Bashkësia ndërkombëtare në vitin 2015 u zotua se do të ndërmerr masa që ta kufizojë rritjen e temperaturave mesatare globale në dy gradë celsius lidhur me periudhën para-industriale, por edhe krahas obligimeve të ndërmarra bota edhe më tej shkon drejt ngrohjes më të madhe se tre gradë.
Për nesër në Paris janë paralajmëruar edhe protesta të organizatave joqeveritare, të cilat kërkojnë që kreditorët të ndërpresin me financimin e projekteve për shfrytëzim të derivateve fosile, të cilët janë përgjegjës për tre të katërtën nga emetimi i gazrave të dëmshme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail