PE: Brukseli dhe Londra arritën përparim të mjaftueshëm në negociatat për Bregzitin

Bruksel, 13 dhjetor 2017 (MIA) - Parlamenti Evropian sot me shumicë të madhe miratoi Rezolutë në të cilën vlerësohet se Komisioni Evropian dhe Londra kanë arritur "përparim të mjaftueshëm" në negociatat e deritanishme për dalje e Britanisë së Madhe nga BE-ja.
Në Rezolutën, të miratuar me 556 vota "për", 62 "kundër" dhe 68 "të përmbajtur", Parlamenti Evropian rekomandon që negociatat të vazhdojnë në fazën e dytë, duke e përfshirë edhe çështjen për marrëdhëniet e ardhshme të Unionit dhe të Britanisë së Madhe.

Në dokument është theksuar vërejtja se deklaratat e politikanëve udhëheqës britanikë, të cilët e lënë në dyshim rëndësinë e marrëveshjeve të arritura, mund t'i minojnë bisedimet e ardhshme.
Parlamenti Evropian kërkon që edhe Qeveria britanike tërësisht t'i respektojë marrëveshjet e nënshkruara.
Eurodeputetët në Rezolutë theksojnë pesë çështje, pa zgjidhjen e të cilave nuk do ta mbështesin marrëveshjen përfundimtare për Bregzitin.

Ato çështje kanë të bëjnë me të drejtat e qytetarëve të BE-së në Britani të Madhe, partneritetin e ardhshëm, vendosjen e procedurës së thjeshtë administrative për marrjen e lejes për qëndrim, mundësi që Gjykata dhe avokati i popullit të BE-së të deklarohen për të drejtat e qytetarëve dhe respektimin e premtimeve në lidhje me kufirin me Irlandën.
PE-ja vlerëson se marrëdhënia e ardhshme e BE-së me Britaninë e Madhe do të mund të konfirmohet me marrëveshje për asociacion.
Marrëveshja përfundimtare me Londrën duhet të miratohet nga ana e eurodeputetëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail