BE pa marrëveshje për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor

Sofje, 15 shkurt 2018 (MIA) - Ministrat e Evropës për Punë të Jashtme sot në Sofje nuk arritën të pajtohen me propozimin e Komisionit Evropian për zgjerimin e Unionit ndaj Ballkanit Perëndimor.
Në forumin në Bullgari, ministrat nga Bashkimi Evropian për herë të parë biseduan për planin e Komisionit Evropian i cili publikoi datë - viti 2025 të jetë si cak për t'u bashkangjitur Serbia dhe Mali i Zi në BE.
Ministri hungarez i Punëve të Jashtme Peter Siarto është "shumë i dëshpëruar" për këtë, duke theksuar se dy vendet e para të Ballkanit Perëndimor duhet të pranohen në BE në vitin 2022.
Polonia, Austria dhe Italia janë gjithashtu midis atyre të cilët favorizojnë përshpejtim të përpjekjeve për hapjen e BE-së për Ballkanin Perëndimor.
"Kush do të jetë i pari në Beograd - Kina apo BE-ja? Këtë duhet ta qartësojmë, sepse bëhet fjalë për fqinjët e tanë", theksoi ministrja austriake e Punëve të Jashtme, Karin Kneisël.
Kreu i diplomacisë sllovene Karl Erjavec konsideron se viti 2025 "nuk është datë reale", por se atyre shteteve ju nevojitet më shumë kohë për plotësimin e kritereve për hyrje në BE.
I kujdesshëm ishte dhe ministri i jashtëm i Francës, Zhan Iv Ledrian.
"Është e qartë se ekzistojnë kushte të cilat kërkohen që ata t'i plotësojnë", deklaroi ai.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail