Cakalotos: Greqia e gatshme për të qëndruar në këmbët e veta

Athinë 19 shkurt (MIA) - Greqia është e gatshme që të qëndrojë në këmbët e veta dhe shteti nuk do të ketë nevojë për vëzhgim të rreptë pas gushtit, kur dhe do të mbarojë programi i tanishëm për shpëtim, deklaroi Ministri i Financave të Greqisë, Euklidis Cakalotos në intervista të veçanta të dhëna për gazetën franceze "Eko" dhe gazetën britanike "Fajnenshëll Tajms".
Cakalotos është i bindur se Greqia do të dalë nga programi për shpëtim në gusht, njëkohësisht duke mundësuar dhe ristrukturim të shpejtë të borxhit grek.
Ministri i financave të Greqisë konsideron se frika e partnerëve evropianë të Greqisë janë të pabaza, sepse shteti në mënyrë të sigurt mund të menaxhojë me financat e veta.
"Ne duam që Greqia të dalë sa më e pastër nga programet për ndihmë, gjegjësisht shteti të mos detyrohet më shumë me angazhimet ndaj kreditorëve të jashtëm", thotë Cakalotos, duke theksuar se pas daljes nga recesioni vitin e kaluar, pritet që Greqia të shënojë rritje prej 2,5 për qind edhe në vitin e ardhshëm.
Ai theksoi se plani i ri për zhvillim ekonomik të Greqisë, i cili do të prezantohet në prill, do të qetësojë frikën e shprehur nga BE dhe FMN se Athina mund të heqë dorë nga reformat jopopullore ekonomike, të parapara me programin e shpëtimit.
Përfaqësues të lartë të BE-së dhe FMN-së janë të shqetësuar se Greqia do të vazhdojë të ketë nevojë për linjë kreditore parandaluese, me qëllim që ta ruajë besimin e tregjeve dhe investitorëve.
Cakalotos deklaroi se Evropa nuk është veçanërisht e prirë për t'i siguruar Greqisë linjë kreditore shtesë, duke pasur parasysh se në qershor të vitit të kaluar u arrit marrëveshje midis ministrave të financave të eurozonës dhe Greqisë se Athina duhet të krijojë rezervë kapitale prej rreth 18 miliardë eurosh, për tu përballuar me kthimin e borxhit, pasi që shteti të dalë nga programi për shpëtim.
Ministri i Financave i Greqisë konsideron se kjo rezervë kapitale mund të krijohet dhe se mjetet do të vijnë nga transhat e fundit të kredive për Greqinë nga programi aktual i shpëtimit, si dhe nga kreditë e Mekanizmit Evropian të Stabilizimit dhe përmes kreditimit në tregun e kapitalit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail