Seancë e qeverisë britanike pas helmimit të axhentit rus Skripal

Londër, 10 mars 2018 (MIA) - Qeveria britanike do të mbajë mbledhje të komitetit të saj të sigurisë, në të ashtuquajturin formati Kobra, për të hetuar situatën e sigurisë pas helmimit të spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia në qytetin Salisburi.
Gjithsej 21 vetë u shtruan në spital pas helmimit të Skripal të dielën. Skripal, vajza e tij dhe një një police e cila ka ndërhyrë në Salisburi janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Supozohet se si helm është përdorur një agjent nervor.
Skripal është një ish-agjent sekret rus i cili u rekrutua nga inteligjenca britanike në vitet 1990. Ai u dënua për tradhti në vitin 2004 dhe që nga viti 2010 ai jeton në Britani. Helmimi i tij ka provokuar reagime të stuhishme në Britani, e cila dyshon se është një sulm rus. Në vitin 2006, ish-agjenti rus i sigurisë Aleksandar Litvinenko, i cili iku në Britani, u helmua me polonium radioaktiv.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail