Pesëmbëdhjetë vjet nga atentati i Gjingjiç

Beograd, 12 mars 2018 (MIA) - Në këtë ditë bëhen 15 vite nga atentati i kryeministrit të Serbisë dhe lider i Partisë Demokratike Zoran Gjingjiq, i cili u vra para ndërtesës të Qeverisë të Serbisë në Beograd.
Për organizimin e vrasjes të kryeministrit serb, me 40 vite burg u dënua ish-komandant i "Beretave të Kuqe" Milorad Ulemek, ndërsa njëjtë ishte i dënuar dhe Zvezdan Jovanoviq, ekzekutues i drejtpërdrejtë i vrasjes dhe ish zëvendës i Ulemek.
Prapavija politike e atentatit të Gjingjiq ende nuk është zbuluar.
Ndryshe, Gjingjiq ishte kryeministri i parë i Serbisë pas rrëzimit të regjimit të Sllobodan Millosheviqit në vitin 2000 dhe ardhja në pushtet e opozitës Demokratike të Serbisë. Qeveria në krye të së cilës ishte ai, ishte zgjedhur më 25 janar të vitit 2001.
Gjatë mandatit të tij është ngritur procesi për demokraci të vendit dhe reforma rrënjësore ekonomike dhe sociale.
Zoran Gjingjiq ka lindur më 1952 në Shamac të Bosnjës. Ka studiuar në fakultetin Filologjik në Beograd dhe që atëherë është vërejtur në mesin e disidentëve të rinj. Me 12 intelektualë të tjerë në vitin 1989 ka qenë pjesëmarrës në rinovimin e Partisë Demokratike, me çka ka filluar karrierën e tij politike.
Ai u varros më 15 mars në vitin 2003 në varrezat e qytetarëve me meritat në varrezat e reja në Beograd. Kortezhi i përmotshëm i cili lëvizi nëpër rrugët e Beogradit, kishte më shumë se qindra e mijëra qytetarë. Në mesin e tyre ishin 70 delegacionet të shteteve të huaja.

Sipas javores amerikane "Tajm", Gjingjiq ishte një nga 14 udhëheqësit politikë evropianë në mileniumin e tretë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail