Mej: Rusia me siguri është përgjegjëse për helmimin e Skripalit

Londër, 12 mars 2018 (MIA) - Kryeministrja britanike Tereza Mej deklaroi sot në Parlament se është "shumë e sigurt" që Rusia është përgjegjëse për helmimin e ish-spiunit rus, Sergej Skripal dhe vajzës së tij.
Mej theksoi se Britania në lidhje me këtë rast është e gatshme të ndërmarrë masa shumë më serioze ndaj Rusisë se më parë.
"Është shumë e mundshme se Rusia është e përzier në helmimin e Skripalit sepse është konfirmuar se substanca është nga Rusia", theksoi Mej.
Sipas saj, bëhet fjalë për një gaz nervor-paralizues me emrin "noviçok". Në lidhje me këtë, ambasadori rus në Britani është ftuar në bisedë në MPJ-në e këtij shteti.
Ish-koloneli rezerv i zbulimit ushtarak rus i cili ishte rekrutuar për zbulimin britanik MI6, për çka në vitin 2010 u dënua për tradhti, Sergej Skripal dhe vajza e tij 33 vjeçare Julia nga java e kaluar janë në spital në gjendje kritike, pasi u gjetën pa ndjenja në një stol në qytetin Salsiberi në jug të Anglisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail