Rasti Skripal e ndau opinionin botëror

Pekin, 13 mars 2018 (MIA) - Në deklaratën e kryeministres britanike Tereza Mej për rolin e pretenduar të Moskës në helmimin e ish spiunit rus Sergej Skripal dhe vajzës së tij mungojnë dëshmi serioze, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme Lu Kang.
"Shpresoj se pala përkatëse do të mbështetet në fakte reale në bazë të të cilave do të diskutojë lidhur me këtë çështje dhe si kjo do të zgjidhet", tha Lu.
Sipas tij, Kinba me kujdes e ndjek rastin Skripal.
Ministri britanik i Punëve të Jashtme Boris Xhonson paraorakisht sot ka deklaruar se është i inkurajuar me "vullnetin e miqve" të japin mbështetje dhe solidaritet pas helmimit të spiunit rus Sergej Skripal.
Kryeministrja britanike Tereza Mej, dje në Parlamentin britanik deklaroi se është "shumë e sigurt" që Rusia është përgjegjëse për helmimin e ish-spiunit rus, Sergej Skripal dhe vajzës së tij. Mej theksoi se Britania në lidhje me këtë rast është e gatshme të ndërmarrë masa shumë më serioze ndaj Rusisë se më parë.
"Është shumë e mundshme se Rusia është e përzier në helmimin e Skripalit sepse është konfirmuar se substanca është nga Rusia", theksoi Mej.
Rusia vlerësoi se deklarata e Mejit është politikisht e motivuar dhe se bazohet në provokim.
"Ky është shou cirku në parlamentin britanik. Konkluzioni është i dukshëm: kjo sërish është fushatë informative-politike e bazuar në provokim", deklaroi zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme Marija Zaharova.
Nënkryetari i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis sot deklaroi se Bashkimi Evropian do të jetë me Britaninë e Madhe pasi Londra kumtoi se me siguri Moska qëndron pas të ish-spiunit rus Sergej Skripal në Angli.
"Shumë jemi të shqetësuar për situatën si dhe nga rezultatet e paradokohshme nga hetimi i Britanisë së Madhe", tha Dombrovskis.
Stejt departamenti amerikan gjithashtu paraprakisht lëshoi kumtesë, në të cilën thekson se SHBA-ja në tërësi beson në hetimin dhe vlerësimi i Mbretërisë së Bashkuar se me siguri Rusia është përgjegjëse për sulmin mbi Skripalin.
Sekretari amerikan i Shtetit, Reks Tilerson paraprakisht deklaroi se helmimi i ish-spiunit Sergej Tilerson në Britaninë e Madhe "është e qartë se vjen nga Rusia" dhe se "me siguri do të shkaktojë përgjigje", por nuk precizoi çfarë.
Ai tha se nuk e di nëse Qeveria ruse e ka ditur për helmimin, por se helmi nuk mund të rrjedhë nga asnjë vend tjetër.
Sipas tij, substanca është e njohur në SHBA, por nuk është gjerë e shpërndarë.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov tha dje se helmimi i ish agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal në Mbretërinë e Bashkuar nuk është një çështje për qeverinë ruse.
Ish-koloneli rezerv i zbulimit ushtarak rus i cili ishte rekrutuar për zbulimin britanik MI6, për çka në vitin 2010 u dënua për tradhti, Sergej Skripal dhe vajza e tij 33 vjeçare Julia nga java e kaluar janë në spital në gjendje kritike, pasi u gjetën pa ndjenja në një stol në qytetin Salsiberi në jug të Anglisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail