Ambasadorja britanike në Moskë e ftuar për bisedë

Moskë, 13 mars 2018 (MIA) - Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Moskë sot është ftuar në bisedë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë, kumtoi MPB-ja ruse.
Nga ana tjetër, mbrëmë, ambasadori rus në Britaninë e Madhe ishte ftuar në bisedë.
Në të njëjtën kohë, shefi i diplomacisë ruse Sergej Llavrov sot deklaroi se Rusia do të bashkëpunojë me Britaninë e Madhe vetëm nëse merr kampione nga agjenti nervor me të cilin besohet se e është helmuar Skripali dhe vajza e tij.
Llavrovi mbrëmë theksoi se Moska i kërkon kampione nga materia por se është refuzuar dhe kjo nënkupton shkeljen e Konventës për armë kimike.
Ndërkohë, kryetarja e Këshillit të federatës në Dhomën e Sipërme të Parlamentit rus Valentina Matvijenko deklaroi se helmimi i Skripalit dhe vajzës së tij është lajm i rremë para zgjedhjeve presidenciale në Rusi të cilat janë caktuar për më 18 mars.
Ish-koloneli rezervist i zbulimit ushtarak rus i cili ishte rekrutuar për zbulimin britanik MI6, për çka në vitin 2010 u dënua për tradhti, Sergej Skripal dhe vajza e tij 33-vjeçare Julia nga java e kaluar janë në spital në gjendje kritike, pasi u gjetën pa ndjenja në një stol në qytetin Salsiberi në jug të Anglisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail