Vazhdojnë kritikat mes Moskës dhe Londrës për rastin Skripall

Londër, 14 mars 2018 (MIA) - Rusia nuk ka dhënë përgjigje në afatin e paraparë në kërkesën e Britanisë së Madhe që të sqarojë si gazi nervor nga prodhimtaria ruse me të cilin janë helmuar ish spiuni Sergej Skripall dhe vajza e tij Julija ka arritur në Angli.
Kryeministrja britanike Tereza Mej e akuzoi Rusinë se qëndron pas sulmit, ndërsa Londra i dha afat Moskës deri në mesnatë të sqarojë se si gazi nervor prodhim rus ka arritur në Angli ose në të kundërtën do të ballafaqohet me kundërmasa.
Rusia dërgoi notë proteste të fortë tek ambasadorja britanike në Moskë Lora Bristou, duke vlerësuar se akuzat nga ana e Londrës janë të pabaza.
"Rusia nuk është e përfshirë në incidentin në Sollsber nga 4 marsi. Është theksuar se Moska nuk do të japë përgjigje ultimatumit të Londrës derisa Britania e Madhe nuk i dorëzoi Rusisë kampione nga materia të cilës i referohen hulumtuesit britanikë dhe derisa Britania e Madhe nuk fillon të sillet në përputhje me Konventën për armë kimike, e cila parashikon hulumtime të përbashkëta. Ne jemi të përgatitur që të ngremë një", deklaroi zëvendësi i parë i ministrit rus të Punëve të Jashtme V.G.Titov.
Siç bëhet e ditur në kumtesë, deklaratat e Londrës nuk do të kenë kuptim vetëm nëse nuk ofrohen kampionë nga materia për të cilën flitet.
"Në rrethana të këtilla besojmë se incidenti është vetëm një përpjekje e paskrupullt e autoriteteve britanike ta diskreditojnë Rusinë, ndërsa kërcënimet me sanksionet nuk do të ngelin pa përgjigje", qëndron në Kumtesë.
Skripall (66) dhe vajza e tij Julija (33) ishin gjendur pa vetëdije më 4 mars të ulur në një stol në qytetit anglez Solsberi dhe nga atëherë janë në spital në gjendje kritike. Polici i cili ishte në vendin e ngjarjes kur janë gjendur Skripall dhe vajza e tij, tani është në gjendje të vetëdijshme dhe pritet që ai të përmirësohet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail