Vetëm Rusia mund të qëndrojë pas sulmit me helmim në Britani, deklaroi njëri prej krijuesve të materies helmuese

Prinston, 14 mars 2018 (MIA) - Kimisti rus, Vil Mirzajanov, i cili ka ndihmuar në krijimin e materies helmuese nervore, me të cilën u helmua ish-agjenti i dyfishtë rus, Sergej Skripal, deklaroi se vetëm Qeveria ruse mund ta ketë kryer sulmin me një materie të tillë vdekjeprurëse dhe avancuese.
Mirzajanov i cili është 83 vjeçar, nuk ka dyshime se presidenti rus Vlladimir Putini është përgjegjës duke e pasur parasysh atë që, sipas tij, Rusia i mban nën kontroll të rreptë rezervat e tij nga materia "noviçok" dhe vetëm shteti mund ta shndërrojë në armë.
"Fakti se Kremlini, ngjashëm me të gjithë kriminelët, vazhdimisht mohon, nuk do të thotë asgjë", ka thënë Mirzajanov nga shtëpia e tij në Prinston, shtetin amerikan Nju Xhersi, ku jeton në egzil më shumë se 20 vjet.
Mirzajnov deklaroi se me vite e ka përpunuar dhe e përmirësuar "noviçok"-un - titull i cili u është dhënë një grupi të armëve kimike, të krijuara në mënyrë të fshehtë nga fundi i Luftës së Ftohtë. Kjo armë është mbi dhjetë herë më e fuqishme nga (VX) i njohur, një helm neuropatik.
Materia mund të merret me përzierjen e përbërësve jo të dëmshëm. Kjo, Rusisë ia ka lehtësuar prodhimin e materieve për "noviçok"-un nën perden se punon për prodhimin e kimikateve për bujqësi.
Helmi e sulmon sistemin nervor, e bllokon frymëmarrjen dhe shkakton dhimbje të paimagjinueshme, deklaroi Mirzajanov i cili ka parë shumë kafshë eksperimentalë, duke përfshirë minj dhe qen që u janë nënshtruar helmit.
Mirzajanov deklaroi se Putini me siguri e ka shfrytëzuar materien helmuese që shkakton dhimbje, për t'i frikësuar disidentët e tjerë që edhe ata të heshtin.
"U shokova. Edhe në makthet më të këqija nuk kam paramenduar se kjo armë kimike, e krijuar me pjesëmarrjen time, do të shfrytëzohet si armë kimike", theksoi Mirzajanov .



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail