Merkel e dha betimin për mandatin e katërt si kancelare gjermane

Berlin, 14 mars 2018 (MIA) - Kancelarja gjermane, Angela Merkel sot e dha betimin për mandatin e katërt në funksion.
Merkel u betua se me "Ndihmën e Zotit do t'i përkushtojë të gjitha forcat e veta, që të punojë për të mirën e popullit gjerman" dhe "t'i respektojë dhe t'i mbrojë Kushtetutën dhe ligjet e federatës".
Ceremoninë e udhëhoqi kryetari i Parlamentit dhe ish-ministër i Financave Volfgang Shojble. Ministrat në Qeverinë e re 16-anëtarëshe do ta japin betimin sot pasdite.
Pritet Merkel nesër në Paris të takohet me presidentin francez, Emanuel Makron, me çka do të theksohen lidhjet e ngushta midis Francës dhe Gjermanisë, të cilat janë forcë lëvizëse kryesore në Bashkimin Evropian.

Dhoma e Poshtme e Parlamentit gjerman, Bundestagu paraprakisht sot e zgjodhi Merkelin, e cila është lidere e Unioni Demokristian (CDU), për, mandatin e saj të katërt në funksionin kancelare e Gjermanisë.
Për zgjedhjen e 63-vjeçares Merkel votuan 364 deputetë, 315 ishin kundër, ndërsa nëntë persona votuan abstenim.
"E pranoj zgjedhjen", deklaroi Merkel pas votimit.
Koalicioni qeveritar i Merkelit, në të cilin përveç CDU-së, hynë edhe partia e saj simotër, Unioni Sociokristian bavarez (CSU) dhe Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD), i ka gjithsej 399 vende në Bundestagun 709-anëtarësh.
Tre partitë e përbënin edhe të deritanishmin koalicion "të madh" qeveritar, por formimi i Qeverisë së re nuk shkoi lehtë, më pas Merkel u rizgjodh në funksionin tanishëm madje 171 ditë pas zgjedhjeve, të mbajtura më 25 shtator të vitit të kaluar.

Marrëveshja për qeverinë e re të koalicionit u nënshkrua të hënën prej liderëve të tre partive të koalicionit - Merkel nga CDU, Olaf Sholc nga SPD dhe Horst Zehofer nga CSU.
"Para pothuajse gjysmë viti, votuesit na dhanë për detyrë, krijimin e një qeverie stabile dhe rruga drejt saj ishte gjithçka, vetëm jo e thjeshtë", deklaroi, Merkel para nënshkrimit të marrëveshjes.
Sholc, tha se koalicioni nuk është "kurorëzim i dashurisë", por se partitë do të qeverisin së bashku.
Marrëveshja e koalicionit është prej 117 faqesh dhe në të krahas temave standarde, janë edhe disa plane specifike si vendosja e ndihmës financiare për shfrytëzimin e shërbimeve vendore për prindërit kryefamiljarë, për personat më të moshuar apo për ata të cilët kujdesen për anëtarë të familjes, si dhe stimuli për zhvillimin e vreshtarisë.

Anëtarë të qeverisë së re prej radhëve të CDU-së do të jenë anesteziologu Helge Braun, i cili shquhet si njeri i cili ka ndikim të madh në sjelljen e vendimeve në parti, si ministër pa resor, Peter Altmajer si ministër i Drejtësisë dhe Jens Shpan si njeriu i parë i Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministrja e deritanishme e Mbrojtjes, Ursula fon der Lajen nga CDU edhe më tej do ta drejtojë resorin e njëjtë, ndërsa në krye të Ministrisë së Bujqësisë do të jetë "shpresa e re e demokristianëve", Julia Klekner.
Ministre e Arsimit dhe Shkencës do të jetë Anja Karliçek , ndërsa CDU do t'i jep edhe ministrat shtetërorë për Integrim dhe Kulturë, në të cilat funksione do të jenë Anete Vidman-Mauc dhe Monika Grites.
CSU-ja e mori Ministrinë e Punëve të Brendshme të cilën do ta drejtojë Zehofer, ndërsa nga radhët e kësaj partie do të jetë edhe ministri i ri i Komunikacionit Andreas Shojlerer, i cili shquhet si një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të liderit partiak, si edhe njeriu i tij i parë i Ministrisë për Zhvillim, Ger Miler. Nga radhët e CSU-së anëtar i Kabinetit të ri të Merkelit do të jetë edhe ministrja shtetërore për Digjitalizim, Dorotea Ber.

SPD do t'i japë zëvendëskancelarin e ri dhe ministër i Financave me imazhin e liderit Sholc, më pas shefin e ri të diplomacisë Hajko Mas, i cili deri më tani ishte ministër i Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve si edhe Hubertus Haj, i cili do ta drejtojë Ministrinë e Punës.
Socialdemokratët e ruajnë resorin e Drejtësisë, me të cilin tani do të drejtojë ish-sekretarja e përgjithshme e SPD-së dhe ministrja e deritanishme për çështje femërore, Katarina Berlej, ndërsa ministre të reja për Familje dhe për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor do të jenë Franciska Gifej dhe Svenja Shulce.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail