Londra i ndërpret marrëdhëniet bilaterale me Moskën, dëbon 23 diplomatë rusë

Londër, 14 mars 2018 (MIA) - Britania e Madhe do të dëbojë 23 diplomatë rusë për shkak të rastit me helmimin e ish-spiunit Sergej Skripal, kumtoi kryeministrja britanike, Tereza Mej në Parlamentin në Londër.
Ajo theksoi se Rusia është fajtore për helmimin në truallin britanik të ish-spiunit Sergej Skripal.
Diplomatëve rusë u është dhënë afat prej një jave ta braktisin shtetin. Kjo është masa më e madhe e llojit të tillë në 30 vitet e fundit. Deri më tani Rusia pati 59 diplomatë në Mbretërinë e Bashkaur.
Mej shtoi se masa e tillë "do ta minojë punën e shërbimeve sekrete ruse" në Britani të Madhe në periudhën në vijim.

Ajo theksoi se Britania e Madhe "i ndërpret të gjitha kontaktet bilaterale me Rusinë" dhe e tërheqë ftesën drejtuar ministrit të Jashtëm rus, Sergej Llavrov për ta vizituar Londrën.
"Për shkak të rastit Skripal, Londra i përforcon kontrollet e aeroplanëve privatë dhe kontrollet e doganës", theksoi Mej.
Në mesin e masave që i paralajmëroi ajo është edhe ajo se përfaqësues të lartë të shtetit dhe të familjes mbretërore nuk do të marrin pjesë në Kampionatin botëror në futboll që do të mbahet këtë verë në Rusi. Ajo konsideron se ndërprerja e plotë e dialogut mes Rusisë dhe Britanisë së Madhe nuk është në interes nacional të shtetit.
Në Nju-Jork sot do të mbahet mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të KB-së lidhur me helmimin e ish-spiunit Sergej Skripal.
Mbledhja do të mbahet me kërkesë të Britanisë së Madhe.
Skripas dhe vajza e tij ishin sulmuar me agjens nervor më 4 mars në qytetin anglez Solsberi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail