Britania i ngrin marrëdhëniet me Rusinë

Londër, 14 mars 2018 (MIA) - Kryeministrja britanike, Thereza Mej njoftoi sot ngrirjen e marrëdhënieve me Rusinë.
"Rusia është fajtore për helmimin e ish-agjentit Sergej Skripal", deklaroi ajo në Kuvend.
Britania ka tërhequr ftesën për ministrin e jashtëm të Rusisë Sergej Lavrov për vizitë në Londër.
Londra zyrtare vendosi të dëbojë 23 diplomatë rus për shkak të skandalit me helmimin e Skripal.
Seancë urgjente të Këshillit për siguri të KB do të mbahet sot në lidhje me helmimin e ish-agjentit Sergej Skripal.
Seanca do të mbahet me kërkesë të Britanisë së Madhe.
Skipal dhe vajza e tij u sulmuan nga një gaz nervor më 4 mars në qytetin anglez Solsberi.
Për këtë rast, Britania e Madhe ka ftuar në MPB ambasadorin rus në Londër, Aleksandar Kakovenko. Ambasadori britanik në Moskë Lori Bristou edhe sot ka qenë në MPB të Rusisë për të shqyrtuar rastin me Skripal.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail