Rënie e inflacionit në BE në muajin shkurt

Luksemburg, 16 mars 2018 (MIA) - Shkalla e inflacionit në Bashkimin Evropian në nivel vjetor gjatë muajit shkurt është zvogëluar në 1,3 për qind, nga ajo në janar për 1,6 për qind, kumtoi sot Eurostat.
Në të njëjtën kohë, në suaza të Eurozonës, inflacioni i muajit shkurt është zvogëluar në 1,1 për qind nga 1,3 në janar të këtij viti.
Muajin e kaluar në Qipro është regjistruar deflacion prej 0,4 për qind, derisa shkalla e inflacionit ka qenë më e ulët në Greqi prej 0,4 për qind dhe në Danimarkë dhe Itali prej 0,5 për qind.
Inflacion më i lartë prej 3,8 për qind në suaza të BE-së është regjistruar në Rumani, e pastaj vijojnë Estonia dhe Lituania me nga 3,2 për qind.
Krahasuar me janarin, shkalla e inflacionit muajin e kaluar është zvogëluar në 18 vende anëtare të BE-së, në dy ka mbetur e njejtë, ndërsa në shtatë shtete është rritur.
Ndikim më të madh ndaj inflacionit në muajin shkurt ka pasur shtrenjtimi i shërbimeve, pas së cilës vijojnë çmimet e ushqimit, alkoolit dhe duhani, dhe mallrat industrial joenergjetik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail