Fitore e madhe Putinit - edhe gjashtë vjet të tjera në Kremlin

Moskë, 19 mars 2018 (MIA) - Me shumicë të madhe votash të fituara në zgjedhjet e djeshme, presidenti aktual i Federatës ruse, Vlladimir Putin (66) edhe në gjashtë vitet e ardhshme do të mbetet në këtë pozitë.
Putin fitoi vota prej 76,67 për qind të votuesve dhe iu falënderua qytetarëve për mbështetjen që ia dhanë duke theksuar se në këtë mbështetje sheh besimin e qytetarëve dhe shpresë për zhvillimin e mëtejmë të shtetit.
Ju bëri thirrje qytetarëve të Rusisë ta ruajnë unitetin.
Në vendin e dytë është Pavel Grudinin, kandidat i Partisë Komuniste me 11,82 për qind të votave të fituara, ndërsa lideri i Partisë Liberale Demokratike, Vlladimir Zhirinovski është në pozitën e tretë me 5,68 për qind të votave të fituara, sipas 99,8 për qind të fletëvotimeve të numëruara.
Aktiviteti zgjedhor ishte 67,4 për qind sipas Komisionit Qendror Zgjedhor. Në zgjedhjet paraprake ai ishte 64 për qind.
Mandatin e ri në shtetin më të madh në botë e fitoi në kohën kur marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin janë në "shtegun armiqësor".
Me fitoren, Putin në krye të shtetit do të jetë pothuajse çerek shekulli, deri në vitin 2024 kur do të jetë 71 vjeç.
Asnjëri prej shtatë kandidatëve të tjerë nuk paraqiste kanosje për të.
Liderit të opozitës Aleksej Navalni nuk i është miratuar të marrë pjesë në zgjedhje.
Putini lindi në Leningrad, Shën Petërburgu i sotëm në vitin 1952. Ka diplomuar në fakultetin Juridik në Universitetin e Leningradit në vitin 1975 dhe më pas është rekrutuar në KGB.
Nga viti 1985 deri në vitin 1990 kishte punuar në Gjermaninë Lindore, Pas bashkimit të Gjermanisë kthehet në Leningrad ku në korrik të vitit 1990 e fiton punën në Universitetin e Leningradit në katedrën për Punë të Jashtme.
Në vitin 1991 bëhet shef i Këshillit ndërkombëtar në Zyrën e kryebashkiakut të Shën Petërburgut.
Në gusht të vitit 1996 është zhvendosur në Moskë dhe bëhet anëtar i administratës së presidentit Boris Jellcin. Ka qenë shef i Shërbimit Federal për Siguri të Federatës ruse nga qershori i vitit 1998 deri në gusht të vitit 1999.
Në politikë e inkuadroi presidenti i parë i Rusisë, Boris Jellcin.
Në funksionin kryeministër është vënë në vitin 1999. Edhe pse nuk ka qenë anëtar i partisë e ka mbështetur Uniteti të cilët në zgjedhjet për Dumën shtetërore në dhjetor të vitit 1999 e fituan numrin më të madh të votave.
Më 31 dhjetor të vitit 1999 Jellcin papritur jep dorëheqje dhe e emëron Putinin si president i përkohshëm.
Zgjedhjet presidenciale u mbajtën në maj të vitit 2000 dhe Putin fitoi në raundin e parë.
Në maj të vitit 2008 është zëvendësuar nga Dimitrij Medvedev, ditën tjetër bëhet kryeministër.
Ishte kryeministër deri më 7 maj të vitit 2012 dhe më pas përsëri është zgjedhur për president të Federatës ruse.
Putin ka qenë i martuar me Ludmila me të cilën i ka dy vajza - Maria dhe Ekaterina. U shkurorëzuan më 2 prill të vitit 2014 pas 30 vitesh martesë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail