Zhbogar: BE-ja i përkrah negociatat, por nuk do të angazhohet drejtpërdrejtë

Gostivar, 19 mars 2018 (MIA) - Sipas euroambasadorit Sambuel Zhbogar, bisedimet të cilat zhvillohen me fqinjin jugor dhe çështjen e emrit të Republikës së Maqedonisë ecin në drejtim të mirë, ndërsa BE nuk do të angazhohet drejtpërdrejtë në atë proces.
Me këtë qëndrim, Zhbogar u përgjigj pyetjes së gazetarëve në lidhje me ndryshimet eventuale të formatit të bisedimeve dhe kyçjen e diplomacisë evropiane.
"Bisedimet për çështjen e emrit nën patronazhin e KB, rrjedhin mirë. Konsideroj se ata në këtë format duhet të vazhdojnë. Ashtu që nuk pres që ndryshimi i formatit të bisedimeve të kontribuojë në arritjen e marrëveshjes dhe zgjidhjes për çështjen e emrit. Mendoj se atë vendim, gjegjësisht zgjidhje duhet ta sjellin të dy palët e përfshira. Për momentin të dy palët janë të vendosura ta bëjnë atë. Bashkimi Evropian është këtu për të mbështetur procesin dhe për t'i inkurajuar të dy palët sa më shpejtë të arrijnë zgjidhje përfundimtare", tha Samuel Zhbogar, shefi i delegacionit të BE-së në Maqedoni në pres konferencën pas vizitës në Gostivar.
Ai e përsëriti deklaratën e kryetarit të Komisionit Evropian Zhan Klod Junker gjatë vizitës së fundit në Maqedoni, se qëndrimi i BE-së është të mos angazhohet në bisedime.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail