Diplomatët rusë të dëbuar nga Britania e Madhe kthehen në Moskë

Moskë, 20 mars 2018 (MIA) - Në Moskë sot pasdite pritet të mbërrijnë 23 diplomatët rusë, të cilët u dëbuan nga Britania e Madhe për shkak të kontestit që u paraqit pas helmimit të ish-spiunit të dyfishtë Sergej Skripall dhe vajzës së tij Julia në qytetin anglez Solsberi, për çka Londra e akuzoi Rusinë.
Rusia ktheu me masë të njëjtë dhe urdhëroi dëbim të 23 diplomatëve britanikë, të cilët këtyre ditëve duhet ta braktisin Moskën.
Rusia e mohoi përzierjen në helmimin me gaz nervor të Skripallit dhe vajzës së tij, të cilët edhe më tej janë në gjendje kritike.
BE shprehu solidaritet me kryeministren britanike Tereza Mej dhe i bëri thirrje Moskës që "urgjentisht të merret" me kërkesën e Britanisë së Madhe lidhur me programin për gazin nervor "noviçok" me të cilin është helmuar Skripalli.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail