Nikolla Sarkozi merret në pyetje (PLT)

Paris, 20 mars 2018 (MIA) - Policia franceze sot e ka marrë në pyetje ish-presidentin e Francës, Nikolla Sarkozi në kuadër të hetimit për financimin ilegal të fushatës së tij parazgjedhore.
Siç njofton AFP, hetimi është duke u zhvilluar mbi dyshimet se gjatë zgjedhjeve presidenciale në Francë në vitin 2007, fushata e Sarkozisë u financua ilegalisht nga Libia.
Sarkozi është shoqëruar nga policia, pasi deri tani disa herë refuzonte që t'i përgjigjet ftesës për marrje në pyetje në rastin që ishte i aktualizuar në nëntor të vitit të kaluar, kur një biznesmen ka pranuar që të "dërgojë tre valixhe" nga lideri libian, si kontribut i tij për fushatën e ish-presidentit francez.
Sipas burimeve në policinë franceze, lidhur me të njëjtin rast sot është marrë në pyetje edhe ish-ministri Bris Ortefo, i cili ishte anëtar i Qeverisë së Francës në kohën e mandatit presidencial të Sakrozit.
Marrja në pyetje e 63-vjeçarit Sarkozi po realizohet pasi në janar lidhur me këtë rast në Londër u arrestua ish-bashkëpunëtori i tij Aleksandar Xhuri.
Xhuri, i cili u arrestua me urdhër arrest të lëshuar nga Franca, muajin e kaluar u lirua me kusht. Marrja e tij në pyetje është caktuar për më 28 mars.
Urdhri për arrestimin e Xhurit, i cili jeton në Zvicër, është lëshuar në kuadër të hetimit të filluar në vitin 2013 në bazë të akuzave të ish-liderit libian Moamer Gadafi dhe djalit të tij Seif al-Islam se e kanë financuar fushatën zgjedhore të Sarkozisë.
Sipas tij, gjatë çdo "dërgese" nëpër valixhet që i ka mbajtur ka pasur midis 1,5 milionë euro në bankënota prej nga 200 dhe 500 euro. Takiedin pohon se të hollat ia ka dhënë personalisht shefi i atëhershëm i shërbimit zbulues libian Abdallah Senusi.
Sarkozi ishte president i Francës nga maji i vitit 2007 deri në maj të vitit 2012. Ai luftonte për mandat të dytë edhe në zgjedhjet presidenciale në vitin 2012, por u mposht nga Fransoa Olland. Sarkozi planifikonte të marrë pjesë edhe në zgjedhjet vitin e kaluar, por pësoi disfatë në votimin brenda-partiak në partinë e tij konservative Republikanët.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail