Britania e Madhe sistemon nëndetëse, SHBA-ja mendon për intervenim ushtarak në Siri

Londër, 12 prill 2018 (MIA) - Kryeministrja britanike Tereza Mej është e gatshme të lejojë pjesëmarrjen e ushtrisë britanike në aksion ushtarak, me të cilin do të mund t'i përgjigjet sulmit me armë kimike në Siri.
Për një vendim të tillë, Mej nuk planifikon të kërkojë mbështetje nga Parlamenti, sepse dëshiron të veprojë shpejt, lajmëroi Bi-Bi-Si, duke iu referuar burimeve anonime. Ligji nuk e obligon Mej ta vendosë aksionin ushtarak në votim para Parlamentit, por deputetët deri më tani votuan për intervenimet në Libi dhe në Irak.
"Dejli telegraf" njoftoi se Mej ka imponuar nëndetëse britanike të sistemohen ashtu që Siria do të jetë në arritje të raketave dhe të përgatiten për sulme të ushtrisë siriane.
Gazeta duke iu referuar burimeve anonime në Qeverinë britanike, publikoi se Londra "bën gjithçka që është e mundur" që të jetë në mundësi të gjuajë raketa "Tomahavk" nga nëndetëset drejt caqeve ushtarake në Siri.
"Përdorimi i armës kimike nuk mund të kalojë pa përgjigje", deklaroi dje Mej, duke theksuar se "udhëzohet në atë se për sulmin është përgjegjës regjimi sirian".
Ajo refuzoi të tregojë se është e shqetësuar nga publikimi i presidentit amerikan Donald Tramp në Tuiter në të cilin ai paralajmëroi aksion ushtarak në Siri dhe porositi se "predhat po arrijnë".
Ndërkohë, ekipi për siguri nacionale të SHBA-së i shqyrton opsionet për përgjigje të situatës në Siri. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sara Sanders, kumtoi se ekipi për siguri nacionale dje u takua me Trampin për përgjigjen e SHBA-së të "përdorimit të dukshëm të armës kimike nga ana e Qeverisë siriane kundër popullit të vet".
Ajo theksoi se ende nuk është sjellë vendim për atë nëse forcat amerikane do ta sulmojnë Sirinë, edhe pse Trampi paraprakisht u kërcënua me gjuajtjen e "raketave të bukura, të reja dhe të mençura".
Sanders potencoi se SHBA-ja me siguri e akuzon Qeverinë siriane dhe aleatët e saj rusë për sulmin shkatërrues, të kryer ditën e shtunë në Duma, ku sipas aktivistëve opozitare, janë vrarë të paktën 40 persona me armë kimike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail