Duma ruse do të debatojë për kundër-masat drejt SHBA-së

Moskë, 13 prill 2018 (MIA) - Kryetari i Dumës shtetërore të Rusisë, Vjaçesllav Volodin dhe shefat e grupeve të deputetëve paraqitën propozim-ligj me të cilin vendosen kundër-masa për SHBA-në, pasi që Uashingtoni vendosi sanksione për Moskën.
Propozim- ligji është përgjigje e "sfidave nga SHBA-ja, përfaqësuesit e saj, duke u shprehur përmes aksioneve armiqësore dhe jokonstruktive, vendosjen e sanksioneve për Federatën Ruse si tërësi, si dhe qytetarët e saj dhe personat juridik, deklaroi sot para gazetarëve Volodin.
Shefi i grupit parlamentar liberaldemokrat Vladimir Zhirinovski deklaroi se me tekstin propozohet ndalesë për hyrje në Rusi të shumë shtetasve amerikanë. Ai sqaroi se do të vendoset listë në të cilën do të bëhen të ditur amerikanët të cilëve do tu ndalohet hyrja në Rusi dhe listë për shtetasit amerikanë të cilëve do t'u ndërpritet marrëdhënia e punës ose veprimtaria të cilën e kryejnë në Rusi. Listat do t'i përpilojë Qeveria ruse.
Propozim-ligji do të shqyrtohet në Këshillin e Dumës shtetërore më 16 prill me pjesëmarrjen e deputetëve nga të gjitha grupet e deputetëve dhe më pas për të do të diskutohet edhe në seancën e ardhshme parlamentare. Dokumentin do ta fuqizojë Qeveria për të ndërmarrë një seri masash nga karakteri ekonomik dhe politik.
Propozim-ligji parashikon ndalesë për import në Rusi të më shumë mallrave dhe shërbimeve amerikane dhe kufizimin e lidhjeve ekonomike. Propozohen restriksione për importin e prodhimeve softuerike dhe bujqësore amerikane, të ilaçeve amerikane të cilat mund të furnizohen nga vendet e tjera, si dhe të duhanit dhe alkoolit.
Ligjdhënësit rusë propozojnë edhe ndalesë për bashkëpunim me SHBA-në në sferën e energjetikës bërthamore, motorëve raketorë dhe në industrinë ajrore. Propozohet edhe ndalesë e ndërmarrjeve amerikane për të marrë pjesë në punët ruse për privatizim.
Tani për tani, as Kremlini, as Qeveria ruse nuk u deklaruan në dobi të masave, për çka nuk është e qartë nëse propozimi do të transformohet në ligj në formën e tanishme.
Sipas të dhënave zyrtare të shërbimit doganor rus, në vitin 2017 Rusia ka importuar nga SHBA-ja mall në vlerë prej 12,.5 miliardë dollarëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail