Xhonson: Sulmet ndaj Sirisë nuk do ta ndryshojnë kursin e luftës

Luksemburg, 16 prill 2018 (MIA) - Sulmet ajrore që SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca i kryen të shtunën ndaj caqeve në Siri, nuk do ta ndryshojnë kursin e luftës siriane, deklaroi sot shefi i diplomacisë britanike Boris Xhonson.
"E rëndësishme është të theksohet se ajo nuk ishte përpjekje për ndryshim të kursit në luftën e Sirisë, as nuk ishte përpjekje për ndryshim të regjimit", deklaroi Xhons në Luksemburg pas arritjes në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së.
Sipas tij, me sulmet e tre vendeve perëndimore, bota vetëm ka porositur se është mjaft me shfrytëzimin e armëve kimike.
"Megjithatë frikësohem se lufta siriane do të vazhdojë me rrjedhën e saj mizore dhe të tmerrshme", shtoi Xhonson.

Sipas paralajmërimeve nga selia e BE-së, konflikti sirian, së bashku me marrëdhëniet e Unionit drejt Rusisë, do të jenë tema kryesore të takimit ministror në Luksemburg.
Bashkimi Evropian të shtunën i bëri thirrje Rusisë dhe Iranit të ndihmojnë në ndërprerjen e sulmeve eventuale në të ardhmen me armë kimike nga ana e armatës siriane, duke u kërcënuar megjithatë me sanksione të reja ekonomike.
"Bashkimi Evropian u bëri thirrje të gjitha shteteve, ndërsa veçanërisht Rusisë dhe Iranit, ta shfrytëzojnë ndikimin e tyre që të pengohet regjimi sirian në të ardhmen të shfrytëzojë armë kimike", porositi BE.
SHBA-ja, Franca dhe Britania e Madhe të shtunën në orët e hershme të mëngjesit gjuajtën mbi 100 raketa ndaj objekteve të autoriteteve siriane në rajonet e Damaskut dhe Homsit, me ç'rast ishte shkaktuar vetëm dëm material, por jo edhe viktima në njerëz.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail