Austria i ashpërson masat për azilkërkuesit

Vjenë, 19 prill 2018 (MIA) - Azilantët në Austri do të duhet të paguajnë nga 840 euro dhe t'i dorëzojnë telefonat e tyre të mençur, parashikohet në masat e reja të cilat i miratoi Qeveria austriake.
Paratë do të dedikohen për shpenzimet e kërkesave të tyre për azil, ndërsa autoritetet do t'i shfrytëzojnë të dhënat e telefonave të tyre që ta konfirmojnë mënyrën në të cilën kanë ardhur në Austri. Nëse konfirmohet se paraprakisht kanë hyrë në ndonjë vend tjetër evropian, mund të kthehen atje.
Ministri austriak i Punëve të Brendshme, Herbert Kickël, nga Partia Ultradjathtiste e Lirisë (FPO), tha se masat janë sjellë që të "ndalen keqpërdorimet". Për to së shpejti do të prononcohet edhe Parlamenti austriak.
Austria i pranoi më shumë se 150.000 kërkesa për azil. Sipas masave të reja, refugjatët do të mund të kërkojnë shtetësi madje pas dhjetë viteve, ndërsa deportimet do të përshpejtohen.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail