Stoltenberg: NATO-ja nuk planifikon ta rrisië praninë ushtarake në vendet baltike

Hagë, 19 prill 2018 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot deklaroi se Aleanca nuk planifikon ta rrisë praninë ushtarake në vendet baltike, të cilat kërkojnë mbrojtje më të madhe nga Rusia fqinje.
"Nuk parashikojmë rritje të pranisë ushtarake në rajon, por planifikojmë t'i rrisim kapacitetet për intensifikimin e pranisë, nëse kjo është e nevojshme. Në rast të nevojës duhet të kemi forca, të përgatitura për sistemim shumë të shpejtë", theksoi Stoltenberg pas takimit me kryeministrin holandez Mark Rute në Hagë.
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës potencoi se për këtë do të bisedohet në Samitin e ardhshëm të NATO-s, që do të mbahet më 11 dhe 12 korrik në Bruksel, NATO-ja vitin e kaluar sistemoi katër batalione multinacionale në Poloni dhe në tre shtete balistike (Estoni, Letoni dhe Lituani) me qëllim që të reagojnë gjatë aksioneve eventuale agresive të Rusisë. Përveç kësaj, armata amerikane ka sistemuar edhe sisteme raketore Patriot në Lituani, në kuadër të stërvitjeve ushtarake.
Stoltenberg ka dhënë edhe kritika ndaj Holandës, se ndan pak mjete për mbrojtjen, ndërsa Rute theksoi se në vitet e ardhshme Holanda nuk do të mund të ndajë dy për qind nga BPV-ja.
"Holanda do t'i rrisë shpenzimet për mbrojtjen deri në 1,5 miliardë euro në vit, ndërsa për tërë mandatin e Qeverisë (deri në vitin 2021) ato të arrijnë deri në gjithsej pesë miliardë euro. Por, me këtë nuk do të arrijmë deri në qëllimin prej dy për qind nga BPV-ja, por megjithatë e dhe ky është një hap i madh përpara", theksoi Rute.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail