ETA kërkoi falje nga viktimat e luftës së saj të armatosur për pavarësi të Baskisë

Pamplona, 20 prill 2018 (MIA) - Organizata separatiste baske ETA e pranoi "të keqen" që e ka bërë gjatë luftës së saj të armatosur për pavarësi të baskisë dhe kërkoi që ta falin viktimat.
Kjo ceket në kumtesën e organizatës, të publikuar në edicionin e sotëm të gazetës baske "Gara".
"Shkaktuam shumë dhimbje dhe dëm të papërmirësueshëm. Dësjirojmë ta shprehim respektin tonë ndaj të vdekurve, të lënduarve dhe viktimabe të aksioneve të ETA-s. Sinqerisht ndjejmë keqardhje", ceket në kumteësn e publikuar në prag të shpërbërjes së grupit, të cilit i referohen vdekjet e mbi 800 njerëzve në luftën prej disa dekadash kundër Qeverisë spanjolle.
organizata megjithatë cekë se nuk është përgjegjësja e vetme për vuajtjet në pjesën spanjolle të Baskisë.
"Vuajtjet ekzistuan edhe para lindjes së ETA-s dhe vazhduan edhe pas ndërprerjes së luftës së armatosur", qëndron në tekst.
ETA po e përgatitë shpërbërjen e vet pas fushatës e cila zgjati pothuajse gjysmë shekulli për pavarësi të Baskisë, rajon mes Francës dhe Spanjës.
Sipas disa burimeve, grupi militant do të duhej në fillim të majit zyrtarisht të kumtojë se po shpërbëhet. Kjo do të jetë një vit pasi që e përfundoi fushatën e vet separatiste me dorëzimin e armëve dhe mjeteve shpërthyese.
ETA nga fundi i tetorit të vitit 2011 paralajmëroi se heqë dorë nga lufta e armatosur për pavarësi të Baskisë. Organizata më pas në prill të vitit 2017 kumtoi se në tërësi i dorëzon armët dhe autoriteteve franceze u dorëzoi listë me depo të fshehura për armë, prëderisa autoritetet spanjolle atëherë vlerësuan se ETA dëshiron vetë të shpërbëhet.
Në kumteësn e sotme, organizata, qëllimi i së cilës gjatë luftës ishin pejsëtarët e forcave të sigurisë apo përfaqësuesit e shtetit, shprehi keqardhje për shkak të të gjitha viktimave por posaçërisht kërkoi falje nga civilët të cilët ishin përfshirë me luftimet.
ETA u krijua në vitin 1959 që të luftojë kundër diktaturës së Frankos në Spanjë dhe për pavarësi të Baskisë dhe Navarës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail