Liderët e BE-së në Sofje do të bisedojnë për Iranin, SHBA-në, Izraelin dhe digjitalizimin

Bruksel, 15 maj 2018 (MIA) - Kryetari i Këshillit Evropian, Donalld Tusk dërgoi letër deri te shefat e shteteve ose qeverive të anëtarëve të BE-së në vigjilje të takimit të nesërm në Sofje, në të cilin ai theksoi se në darkën do të shqyrtohen çështjet për digjitalizimin, për "vendimet e fundit" të presidentit të SHBA-së Donalld Tramp, si dhe për "ngjarjet dramatike" në Gazë.
Ai saktëson se nuk do të merren vendime për digjitalizimin, por se vetëm do të bisedohet për mundësinë që BE-ja të ngritet në vendin udhëheqës në zhvillimin e teknologjisë dhe investimeve në veprimtarinë hulumtuese.
Kryetari i Këshillit Evropian propozon që me kolegët të bisedojnë për vendimet për tërheqjen nga marrëveshja për programin bërthamor të Iranit, për dislokimin e Ambasadës amerikane në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem, si dhe për vendosjen e doganave gjatë importit të aluminit dhe çelikut në SHBA.
Tusk shtoi se nesër në mbrëmje në Sofje do të prezantohen raporte për Iranin nga ana e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit të Francës, Emanuel Makron.

"Do të doja që debati pa diskutim të na konfirmojë se përderisa Irani i përmbahet marrëveshjes, edhe BE-ja do të vazhdojë ta respektojë", shkroi Tusk.
Ai shton se kryetari i Komisionit Evropian Zhan-Klod Junker do të shfaqë të dhëna për pasojat e mundshme për kompanitë e BE-së pas vendimit të SHBA-së për Iranin. Junker do të kumtojë se deri ku kanë arritur bisedimet me Uashingtonin në lidhje me doganat. Tusk e potencon gatishmërinë e BE-së që të japë përgjigje në mënyrë proporcionale, përderisa lëshimet e përkohshme doganore të SHBA-së do të tërhiqen...
"Edhe pse marrëdhëniet BE-SHBA janë në bazën e sigurisë euroatlantike, propozoj të mbesim të vendosur", shkruan kryetari i Këshillit Evropian. Sipas tij, kjo është mënyra që interesat evropiane të mbrohen.
Me rastin e takimit të caktuar të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor të enjten, Tusk thotë se një takim i tillë organizohet për herë të parë në 15 vitet e fundit.

"Pas udhëtimit tim të fundit në rajon, jam i bindur se BE-ja është partneri i vetëm, i cili është me të vërtetë i shqetësuar për stabilitetin dhe të ardhmen e mirë të njerëzve në atë pjesë të Evropës, për dallim nga kërcënimet dhe implementimit të tabelës gjeopolitike të shahut, ku ata janë vetëm pionë. Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor duhet të mbetet premtim i qartë për të dyja palët", theksoi Tusk.
Ai edhe potencon se përveç deklaratave politike për të ardhmen, duhet të shfaqet brengosje për zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor tani.
"Investimet në lidhjen infrastrukturore dhe njerëzore nga dhe në rajon janë në interesin më të madh për BE-në. Qëllimi i takimit është që ta dëshmojmë pikërisht këtë", thekson Tusk në fund të letrës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail