Le Drian: Gjendja në Lindjen e Afërt është shpërthyese

Paris, 15 maj 2018 (MIA) - Ministri francez i Punëve të Jashtme Zhan-Iv Le Drian gjendjen në Lindjen e Afërt sot e vlerësoi si "shpërthyese" dhe e kritikoi SHBA-në për shkak të hapave të njëanshme në atë rajon.
"Gjendja në Lindjen e Afërt është shpërthyese, zbatohet dhunë, në pamje ndoshta është luftë", deklaroi Le Drian para deputetëve në Parlamentin francez.
Ministri francez i Punëve të Jashtme theksoi se siguria i Izraelit, për të cilën tha se Franca është e përkushtuar, nuk mund të arsyetojë këtë nivel të dhunës.
"Edhe palestinezët kanë të drejtë për paqe dhe siguri", deklaroi Le Drian, duke përkujtuar se e drejta për protesta të qeta është e "drejtë themelore'".
Ai vlerësoi se aksioni i Armatës izraelite në Gazë gjatë protestave të djeshme të palestinezëve nuk ka qenë e arsyetuar, apo proporcionale.
"Gjendja humanitare në këtë zonë në Gazë duhet të merret parasysh, ku shumica e popullatës jeton në dëshpërim dhe pa shpresë", konkludoi ai.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail