Liga dhe M5C nënshkruan Marrëveshje për formimin e qeverisë

Romë, 18 maj 2018 (MIA) - Partitë italiane Lëvizja Pesë Yjet (M5C) dhe Liga sot nënshkruan marrëveshje për formimin e qeverisë së koalicionit.
Dy partitë e publikuan programin e përbashkët me elementet kyçe për politikën e jashtme, mbrojtjen, reformat në gjyqësi, emigrimin dhe çështje të tjera vendore.
Sa i përket politikës së jashtme dhe mbrojtjes është përzgjedhur anëtarësimi në NATO, SHBA-ja konsiderohet si aleat i privilegjuar, përderisa Rusia është partner ekonomik.
Dy partitë kërkojnë ndryshime të Marrëveshjes nga Dublini, me qëllim që të bëhet i detyrueshëm dhe automatik distribuimi i kërkuesve të azilit në BE, në vend që të qëndrojnë në vendin në të cilin kanë arritur së pari.
Programi përmban edhe propozim për formim të ministrive të reja për personat me aftësi të kufizuara dhe për turizëm si dhe për zvogëlim të numrit të deputetëve nga 630 në 400 në Dhomën e poshtme të Parlamentit dhe për zvogëlim nga 315 në 200 në Dhomën e sipërme.
Programi nuk përmban plane për largimin e Italisë nga eurozona dhe parashikohet pagë mujore mesatare prej 780 eurove.
Marrëveshja duhet të miratohet në votimin joformal të dielën nga anëtarët e partisë. Pastaj liderët e Ligës dhe të M5C Mateo Salvini dhe Luixhi Di Majo do të takohen me presidentin italian Serxho Matarella, i cili duhet ta miratojë programin dhe kandidatin e tyre për kryeministër.
Kriza politike në Itali erdhi pas zgjedhjeve të 4 marsit, kur asnjë parti politike nuk e fitoi shumicën e votave që vetë të formojë qeveri.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail