Liderët e Liga-s dhe M5C kanë zgjedhur kandidat për kryeministër të Italisë

Romë, 21 maj 2018 (MIA) - Lideri i partisë djathtiste italiane Liga, Mateo Salvini deklaroi se ai dhe rivali i tij kryesor në zgjedhje Luixhi di Majo, lider i Lëvizjes Pesë yje (M5C) janë dakorduar se cilin do ta propozojnë për kryeministër, pasi paraprakisht arritën marrëveshje për programin e qeverisë së ardhshme të koalicionit të Italisë.
Pas takimit me Di Majo, Salvini tha se asnjëri prej atyre të dyve nuk do të jetë kryeministër dhe shtoi se që të dy do të parashtrojnë kandidaturë për kryeministër të ri në takimin e sotëm me presidentin e ri të vendit Serxho Matarela, por nuk deshi ta kumtojë emrin e tij.
Nëse Matarela bindet se kandidati i tyre mund të sigurojë shumicë solide në Parlament, ai mund t'ia besojë mandatin për përbërjen e qeverisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail