Të paktën 39 të lënduar gjatë stuhisë në qytetin rus Tjumen

Tjumen, 21 maj 2018 (MIA) - Pothuajse 40 persona janë lënduar në stuhinë e cila mbrëmë e goditi qytetin rus Tjumen në Sibir, nga të cilët gjashtë janë hospitalizuar, deklaroi zëdhënësja e autoriteteve shëndetësore rajonale, Aleksandra Maligina.
"Gjithsej 39 persona kanë kërkuar ndihmë për shkak të lëndimeve të ndryshme, të marra nga stuhia. Në spital janë dërguar gjashtë persona, midis të cilëve edhe një vajzë 12 vjeçare, e cila ka pësuar goditje në tru", saktësoi Maligina dhe shtoi se njëra prej grave të hospitalizuara është në gjendje kritike shëndetësore.
Për rajonin e Tjumen dje është dhënë paralajmërim për stuhi, ku gjatë natës frynin erëra me shpejtësi prej 26 metra në sekondë, të përcjella me shi të rrëmbyeshëm dhe breshër.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail