Britania e Madhe vendos strategji për mbrojtje hapësinore

Londër, 21 maj 2018 (MIA) - Ministri britanik i Mbrojtjes Gevin Uiliamson deklaroi sot se do të rriten resurset ushtarake të ndara për mbrojtjen në hapësirë për shkak të "rritjes së kërcënimit" me të cilin ballafaqohet shteti.
Ushtria britanike do ta ndërmarrë kontrollin ndaj operacioneve ushtarake në Hapësirë në kuadër të "Strategjisë së parë për mbrojtje hapësinore", deklaroi Uilijamson dhe shtoi se do të rritet numri i ushtarëve në sektorin hapësinor.
"Duhet të jemi të gatshëm për ndalimin dhe dhënien e përgjigjes për kërcënimet gjithnjë e më të mëdha të cilat paraqiten në Hapësirë, ndërsa ndikojnë në jetën tonë të përditshme", deklaroi ministri britanik.
Ai si kërcënime i theksoi pengesat të cilat i shkaktojnë antenat satelitore radio difuzive popullatës të sistemeve satelitore ushtarake të navigacionit si dhe pengesat në lidhje me telefoninë mobile dhe internetin.
Ministri britanik shtoi se do të hulumtohet edhe kontributi drejtë programit evropian satelitor Galileo, duke marrë parasysh se pjesëmarrja e disa kompanive britanike ishte sjellë në pikëpyetje për shkak të daljes së vendit nga BE-ja.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail