Qeveria spanjolle refuzoi ta pranojë Qeverinë e re të Katalonjës

Madrid, 21 maj 2018 (MIA) - Qeveria spanjolle sot i pranoi kompetencat e liderit të sapozgjedhur katalonas Kim Tora, por refuzoi ta pranojë qeverinë e re të Katalonjës, për shkak se në të ka ministra të akuzuar për rebelim kundër Spanjës.
Kryeministri i ri katalonas pardje e publikoi përbërjen e qeverisë së tij, ky hyjnë dy ish ministra, të cilët gjenden në burg, dhe dy politikanë të cilët jetojnë në ekzil pas tentimit për ndarje të Katalonjës nga Spanja.
Dy nga 13 këshilltarët (ministra) në Qeverinë rajonale - Zhordi Turul dhe Zhozel Rul janë në paraburgim në afërsi të Madridit, ndërsa dy të tjerë - Toni Komin dhe Luis Puç jetojnë në ekzil në Belgjikë, ku kanë ikur së bashku me liderin rajonal Karles Puxhdemon, pasi u rrëzua nga pushteti. Turul dhe Rul në Tuiter kumtuan se i pranojnë funksionet.
Sipas dispozitave të legjislaturës urgjente, Madridi duhet të heqë administratën e drejtpërdrejtë pas forimimit të Qeverisë katalonase dhe emërimit të ministrave.
Megjithatë, Qeveria spanjolle kumtoi se emërimi i katër ministrave paraqet provokim i hapur, prej këtu është e pasigurtë se kur do të hiqet administrimi i drejtpërdrejtë i Madridit ndaj Katalonjës.
Kryeministri spanjoll Marijano Rahoj ka shfaqur shpresë se Katalonja së shpejti do të formojë qeveri të qëndrueshme, e cila do t'i respektojë ligjet.
"Shpresoj se së shpejti do të formohet qeveri e qëndrueshme, e cila i respekton ligjet dhe do të fillojë dialog me neve", tha Rahoj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail